Pse të bëheni zhvillues i aplikacioneve mobile?



A dëshiron të jesh më shumë sesa përdorues i aplikacioneve mobile? Atëherë mund ta konsiderosh karrierën për zhvillim të aplikacioneve mobile.

Zhvilluesit e aplikacioneve mobile janë të specializuar për dizajnimin e pajisjeve të vogla elektronike dhe shkruajnë programe kompjuterike për telefona të mençur dhe pajisje tjera mobile.

Por, çka përfitoni nëse bëheni zhvillues i aplikacioneve mobile? Në këtë blog do t’i listojmë 6 benefitet kryesore. Jo, vetëm kaq. Do të tregojmë edhe mënyrën sesi mund të bëheni profesionist i kësaj fushe.


1. Pagë e lartë

Zhvillimi i teknologjisë nuk e rrezikon karrierën në fushën e zhvillimit të web-it, përkundrazi ky profesion vazhdon të jetë edhe më i kërkuar. Kësisoji nevojiten më shumë zhvillues web-i për t’i përmbushur kërkesat e tregut të punës.

Mesatarisht, bazuar në statistika, një zhvillues për Android apo iOS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës paguhet 77,247 dollar.

Megjithatë paga varet nga këta faktorë: përvoja, shkollimi, lloji i punës e faktorë tjerë.


2. Kërkesa e lartë e tregut të punës

Që nga pandemia e tutje telefonat janë bërë pjesë e pandashme e jetës së secilit. Bazuar në të dhënat e publikuara në Statista, mbi 90 % e njerëzve në tërë botën përdorin telefonin për t’u qasur në internet. Kjo ndikon që kompanitë dhe organizatat të mendojnë për krijimin e aplikacioneve, gjë që rrit nevojën e tregut për zhvillues të aplikacioneve.


3. Fleksibilitet në punë

Zhvillimi i aplikacioneve ju premton një karrierë të pasur. Nëse je person që preferon të mos qëndrosh gjatë në një kompani, por dëshiron të provosh gjëra të reja e të punosh nga distanca, atëherë kjo punë është për ty.

Zhvilluesit e aplikacioneve mobile e kanë luksin që të bëjnë punën e tyre nga kudo që dëshirojnë. Madje, këto nuk janë benefitet e vetme. Më qëllim të motivimit, kompanitë u ofrojnë bonuse dhe shpërblime të tjera.


4. Mund të krijoni aplikacionin tuaj

Gjatë zhvillimit të aplikacioneve për punëdhënësin tuaj apo klientët mund t’ju lind ideja që të krijoni aplikacionin tuaj. Mjafton që ta keni idenë dhe aftësitë tuaja të zhvilluesit të aplikacioneve mund t’i shfrytëzoni për të punuar për vete.


5. Bëhesh pjesë e komunitetit

Në tërë botën ekzistojnë një numër i madh i zhvilluesve të aplikacioneve mobile, të cilët shumë lehtë mund t’i gjesh online. Në rast se ngecni në ndonjë projekt mund të shkëmbeni përvoja me ta, të kërkoni ndihmën e tyre dhe të diskutoni rreth projekteve tuaja.


6. Punë e sigurt dhe argëtuese

Në fushën e zhvillimit të aplikacioneve ka vend për të gjithë ata që i posedojnë aftësitë e kërkuara. Nëse keni përvojën, aftësitë dhe pasionin e përgjithshëm për kodimin, do të keni shumë opsione të mjaftueshme për karrierën tuaj.

Ashtu si dizajnerëve, edhe zhvilluesve do t’ju duhet ta përdorin imagjinatën dhe kreativitetin për shndërrimin e idesë në kod e më pas në aplikacion. Sfidat e zgjidhjes së problemeve e bëjnë këtë profesion edhe më argëtues.

Pas gjithë këtyre përfitimeve që u përmendën mund t’ju duket se është vështirë të hyni në botën e zhvillimit të aplikacioneve mobile. Jo, mos mendoni kështu! Trajnimet janë ato që do t’ju bëjnë të përfitoni njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme për këtë fushë.

Prandaj, PBC Academy e ka një mundësi ideale për të nisur karrierën në këtë fushë. Hapin e parë drejt karrierës për tu bërë zhvillues aplikacionesh mund ta hidhni duke aplikuar në këtë trajnim.