Njoftohuni me studentët e dalluar të muajit të tretë të programit TÈTÈ



Arbnor Canolli, Alban Selmanaj dhe Lir Ballata janë studentët e programit TÈTÈ që janë zgjedhur studentë të dalluar, bazuar në suksesin e arritur në gjuhën programuese C# advanced.

Aktualisht janë në muajin e tretë të trajnimeve të këtij programi. Për secilin prej tyre kjo mirënjohje është një motivim shtesë drejt arritjes së qëllimit të tyre, të marrjes së titullit inxhinier softueri.

“Të them të drejtën ndjehem i privilegjuar dhe më i motivuar për të vazhduar tutje. Kjo mirënjohje është rezultat i punës dhe angazhimit në secilin projekt që e kemi zhvilluar bashkë me ligjëruesin”, ka treguar Liri.




Sipas Arbnorit, testimet dhe vlerësimet e vazhdueshme në këtë program të PBC Academy nuk realizohen në trajnimet tjera.

“Ky vlerësim është inkurajim. Sepse kur testohesh dhe vlerësohesh je tërë kohën aktiv dhe i angazhuar. Te kurset tjera mungon testimi”, ka thënë Arbnori.

Për Arbnorin ky program është mundësi e mirë, të cilën thotë se nuk e ka parë më herët askund.

“Kam qenë në kurse, por asnjë nuk të ka konsideruar si staf i saj. Prandaj këtu është ndryshe. Po ashtu, në TÈTÈ profesori interesohet për secilin student sesa ka arrit dhe kjo e bën të ketë një qasje më ndryshe sesa të tjerët”, tregoi ai.




Trajnimet intensive të shoqëruara me një plan program për Full Stack, sipas Albanit bëjnë që studentët të mësojnë gjëra që nuk i kanë ditur më parë.

“Ky program i PBC Academy është një mundësi ideale për tu pajisur me një certifikatë për inxhinier softueri si dhe për tu përgatitur për tregun e punës. Cilësia që ofron kjo akademi dhe ky program është mbi mesataren e shkollave dhe akademive të të njëjtës fushë”, ka deklaruar Albani.

Çdo muaj studentët e programit TÈTÈ i nënshtrohen testimeve dhe vlerësimeve për të parë progresin që kanë shënuar. Studentët që performojnë më së miri në këto testime shpërblehen me mirënjohjen “studenti i muajit”.