Zhvillues web-i apo zhvillues i aplikacioneve mobile? Pajisu me njohuritë kyçe të karrierës në këto fusha



Aktualisht ndër profesionet më të kërkuara dhe më të paguara janë profesioni i zhvilluesit të web-it dhe i zhvilluesit të aplikacioneve mobile. Përderisa zhvillimi në web vazhdon të jetë në top profesionet tash e disa vjet, zhvillimi i aplikacioneve mobile po pëson një rritje të shpejt, duke u ofruar studentëve të teknologjisë informative një mundësi të shkëlqyer karriere.

Përmes këtij artikulli po shpalosim karakteristikat e secili profesion në mënyrë që ta keni më të lehtë ta gjeni veten në ndonjërin prej tyre.


1. Një vështrim i përgjithshëm i karrierës për zhvillues web-i

Ndonëse është një fushë, në kuadër të zhvillimit në web mund të ushtroni disa profesione:

- Programues

Një programues është një person i cili shpeshherë quhet zhvillues softueri apo kohëve të fundit edhe kodues e që krijon softuera kompjuterik.

- Front End Developer

Një zhvillues i tillë fokusohet në elemente vizuale të një faqeje interneti ose aplikacioni me të cilin një përdorues do të ndërveprojë.

- Back End Developer

Një zhvillues i tillë fokusohet në pjesën e ueb faqes, në pjesën e serverit, të cilën përdoruesit nuk mund ta shohin.

- Full-Stack Developer

Një zhvillues full stack është një person i cili mund të zhvillojë edhe anën e klientit dhe anën e softuerit.

- Mund të punoni në ndonjë kompani apo të pavarur

Pasi të profilizoheni se në cilin prej këtyre profesioneve mund të vazhdoni rrugëtimin, atëherë ju mbetet të vendosni se a dëshironi që punën tënde t’ia dedikoni një kompanie të teknologjisë apo të punoni si zhvillues i pavarur. Të jeni punonjës i një kompanie konsiderohet si një mundësi e mirë për avancim në karrierë dhe shoqërohet me një shpërblim të qëndrueshëm. Ndërsa, nëse jeni person që pëlqeni ta sfidoni veten mund të zgjidhni të punoni si zhvillues i pavarur.

- Sa paguhen zhvilluesit e web-it?

Një pagë e mirë mund të mos jetë arsyeja kryesore për përzgjedhjen e një profesioni, por është një shtysë e madhe drejt atij vendimi. Pagat për zhvillues web-i variojnë nga vendi në vend. Në SHBA pagat për zhvillues janë më të larta krahasuar me vendet e tjera. Po ashtu, shuma varet edhe nga kompania, kompanitë më të mëdha ofrojnë paga më të larta.

Në SHBA paga mesatare për front – end developer është $76,000.

Paga mesatare për back-end developer në SHBA është $98,000.


2. Një vështrim i përgjithshëm i karrierës për zhvillues të aplikacioneve mobile

Njësoj si zhvillues web-i, nëse bëheni zhvillues i aplikacioneve mobile mund të punoni në ndonjë kompani të teknologjisë, si zhvillues i pavarur apo të nisni krijimin e aplikacionit tuaj. Bazuar në trendët e fundit, ky profesion duket të jetë shumë premtues.

- Cilat janë përgjegjësitë e zhvilluesve të aplikacioneve?

Kur marrin përsipër një projekt, zhvilluesit e aplikacioneve mobile kanë disa përgjegjësi, bazuar në artikullin e publikuar në IEEE Computer Society:

  • Ata zhvillojnë, testojnë dhe përmirësojnë aplikacione mobile
  • Kontaktojnë me klientët rreth kushteve të cilësisë, veçorive, perfomancës dhe përvojës së përdoruesit.
  • Kodojnë përmes gjuhëve të ndryshme të programimit
  • Krijojnë dhe shkruajnë skripta testimi për nevoja të ndryshme testimi.
  • Ndërtojnë ndërfaqen e aplikacionit
  • Në përgjithësi bashkëpunojnë me analistë, menaxherë të projekteve, dizajnerë, inxhinierë të softuerit dhe ekipin tjetër.

Sa paguhen zhvilluesit e aplikacioneve mobile?

Edhe për zhvillues të aplikacioneve mobile pagat dallojnë nga vendi në vend e nga kompania në kompani.

Për zhvillues të aplikacioneve iOS në SHBA, paga vjetore është $139,000.

Për zhvillues të aplikacioneve Android në SHBA, paga vjetore është $144,000.


Nëse ndonjëri nga këto profesione zgjoi dëshirën tuaj për të mësuar më shumë rreth tyre, pse jo edhe për tu pajisur me certifikatë, e keni mundësinë ideale të trajnoheni përzhvillues web-i dhe zhvillues të aplikacioneve mobile.