Këto pritet të jenë 5 profesionet më të kërkuara në sferën e teknologjisë në vitin 2022



Ndonëse virusi COVID – 19 pamundësoi lëvizjen e lirë në tërë botën dhe solli pasoja në sfera të ndryshme, nuk arriti ta ndal zhvillimin e teknologjisë. Asnjëherë më shumë sesa në këtë periudhë nuk ia kemi ndier nevojën teknologjisë.

Madje, gjatë pandemisë njerëzit kanë pas kohën e mjaftueshme për të zbuluar hobit e tyre, për të provuar gjëra të reja edhe pse jo për të menduar edhe për një profesion të dytë.

Nëse jeni njëri nga ata persona që keni menduar ta sfidoni veten në fushën e teknologjisë, atëherë po ua prezantojmë pesë profesionet që, sipas Venture Beat, pritet të jenë më të kërkuarat në vitin 2022.


1. Java Developer

Nga një Java Developer pritet të dijë të zhvillojë web aplikacioneve, softuerë dhe programe. Ky profesion është gjithmonë shumë i kërkuar, prandaj pretendohet që edhe në këtë vit kompanitë të kërkojnë profesionistë të kësaj fushe.

Edhe pse përgjegjësitë varen nga kompania dhe pozicioni specifik, megjithatë detyrat tipike të këtij profesioni përfshijnë: projektimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve Java, shkrimin e kodit të mirë dizajnuar, efikas dhe të testueshëm e përgjegjësi të tjera.


2. Cloud Architect

Një profesionist i tillë është një profesionist i IT-së i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e strategjisë së kompjuterit cloud të një kompanie. Kjo përfshin planet e miratimit, dizajnimin e aplikacioneve dhe monitorimin e cloud-it. Po ashtu, arkitektët e tillë kanë përgjegjësi për tejkalimin e boshllëqeve ndërmjet problemeve të biznesit dhe zgjidhjes në cloud.

Shkathtësitë e kërkuara për të ushtruar këtë profesion patjetër përfshijnë njohjen e gjuhëve programuese si: Python, Ruby dhe Elixir, bashkë me një përvojë në fushën e inxhinierisë së Teknologjisë së Informacionit dhe shkathtësi në lidership.


3. IT Product Manager

Menaxherët e produktit të TI-së mbikëqyrin procesin e zhvillimit që nga planifikimi e deri te zhvillimi. Ata kujdesen që ekipet të bashkëpunojnë me njëri – tjetrin dhe çdo gjë të funksionojë sipas planit.

Kompanitë që kërkojnë punonjës të tillë kërkojnë kandidatë me: shkathtësi të forta të analizimit, eksperiencë në menaxhim, nivel të lartë të organizimit dhe përvojë në përdorimin e mjeteve si: PivotalTracker apo Jira.


4. Cybersecurity Specialist

Ndonëse është e listuar e katërta në listë, siguria kibernetike është më e rëndësishme se kurrë më parë. Specialistët e sigurisë kibernetike konsiderohen si truprojë që mbrojnë kompaninë dhe klientët nga vjedhja e informacioneve të tyre. Pa një ekip të specialistëve të sigurisë, kompanitë rrezikojnë të përfundojnë me humbje të parave dhe me klientë të pakënaqur.

Specialistët e sigurisë kibernetike nevojitet të kenë: shkathtësi në zgjidhjen e problemeve, njohuri në sigurinë e platformave të ndryshe dhe shkathtësi të mrekullueshme në komunikim.

Karrierën në këtë fushë mund ta nisni duke aplikuar në trajnimin: https://pbc.academy/Trainings/TrainingCyber


5. Data Scientist

Identifikimi i problemeve me analizimin e të dhënave, përcaktimin e saktë të grupeve të të dhënave dhe variablave, mbledhja e të dhënave janë disa nga përgjegjësitë e një profesionisti të tillë. Kjo fushë është në zhvillim e sipër dhe pritet që të zhvillohet më shumë në vitet e ardhshme.

Për të pasur mundësi të realizoni këto përgjegjësi, ju duhet të familjarizoheni me gjuhët programuese: R, Python dhe SLQ. Përveç tyre, nga ju kërkohet të posedoni njohuri në teknikat e nxjerrjes së të dhënave.


Në këtë artikull listuam vetëm disa nga profesionet më të kërkuara në fushën e teknologjisë, por që padyshim që ka edhe të tjera të cilat mund t’i konsideroni si profesione të ardhshme tuajat. Mirëpo, nëse dëshironi që të nisni karrierën në ndonjërin nga këto profesione por ju duhen këshilla, mos hezitoni të na kontaktoni!