Karriera në siguri kibernetike: 5 arsyet pse duhet të trajnoheni në këtë fushë


Kohëve të fundit kemi dëgjuar për sigurinë kibernetike më shumë se kurrë më parë. Të jetuarit në botën digjitale ka bërë që të rriten gjasat që individët, kompanitë dhe organizatat t’u ekspozohen sulmeve kibernetike. Bashkë me to janë rritur edhe mundësitë për profesione e vende të reja pune.

Pse duhet të mendoni nisjen e karrierës në profesione që kanë të bëjnë me siguri kibernetike? Ja 5 arsye:

1. Kërkesat e mëdha për vende pune

Çdo ditë e më shumë kompanitë e ndryshme dhe organizatat në përgjithësi po vetëdijësohen për rëndësinë e sigurisë kibernetike për veprimtarinë e tyre. Pavarësisht sektorit, numrit të punonjësve apo kompleksiteti, secila organizatë është e rrezikuar nga sulmet kibernetike.

Prandaj, edhe kërkesat për ekspertë të kësaj fushe janë të mëdha. Vetëm në vitin 2021 në tërë botën kanë qenë të hapura 3.5 milionë pozita pune për siguri kibernetike. Ndërsa, sipas Bureu of Labour Statistics, deri në vitin 2026 nevoja për profesionistë të sigurisë kibernetike pritet të rritet për 28%.

Është më pak e kushtueshme për një kompani të punësoj profesionistë të tillë, sesa të përjetojë sulme kibernetike, të cilat siç thonë ekspertët, shkaktojnë dëme vështirë të riparueshme.


2. Mundësi të mëdha për një karrierë të pasur

Sipas Bay Atlantic University, deri vonë siguria kibernetike është konsideruar pjesë e Teknologjisë së Informacionit. Ndërsa, ditëve të sotme edhe pse mbetet e lidhur ngushtë me departament të TI-së, siguria kibernetike është fushë në vete.

Si e tillë, siguria kibernetike po zhvillohet nga dita në ditë duke u specializuar dhe mbuluar fusha të tjera si: inxhinieri, menaxhim të rrezikut, arkitekturë, mjekësi ligjore etj. Prandaj, mundësitë për avancim në karrierë janë të mëdha.


3. Profesion inkurajues

Siguria kibernetike karakterizohet me ndryshim të vazhdueshëm. Ndryshim jo vetëm në aspektin e zhvillimit të profesionit, por në aspektin që çdo ditë përballeni me raste të ndryshme që dallojnë nga njëra – tjetra e që janë stimuluese.

Për t’u bërë profesionist në këtë fushë, duhet të jeni të apasionuar pas mësimit. Bazuar në natyrën e sigurisë kibernetike, menaxherët e burimeve njerëzore kërkojnë punonjës që kanë vullnetin të vazhdojnë të mësojnë gjëra të reja. Madje, sipas artikullit të publikuar në ueb faqen e Bay Atlantic University, shpeshherë mendimi kritik gjatë procesit të rekrutimit konsiderohet më shumë sesa shkathtësitë teknike.


4. Paga të larta

Sulmet kibernetike u kushtojnë kompanive humbje të mëdha. Prandaj, ata janë të gatshëm të investojnë shumë të mëdha në parandalimin e tyre. Si rezultat i saj, pagat në profesionet që kanë të bëjnë me siguri kibernetike janë mbi mesataren e pagave.

Disa nga profesionet më të paguara në këtë fushë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë:

  • Shef i sigurisë së informacionit
    Paga mesatare: $163,000

  • Inxhinier i sigurisë në Cloud
    Paga mesatare: $126,000

  • Menaxher i sigurisë së informacionit
    Paga mesatare: $114,000

  • Arkitekt i sigurisë
    Paga mesatare: $106,000

  • Drejtor i sigurisë së informacionit
    Paga mesatare: $103,000

  • Inxhinier i sigurisë së rrjetit
    Paga mesatare: $85,000

  • Testues i penetrimit
    Paga mesatare: $80,000


5. Mund ta luani heroin

Mbrojtja e kompanisë nga sulmet dhe rreziqet është e gjithë ideja e sigurisë kibernetike, gjë e cila ju bën të jeni hero. Ky nuk është përfitimi kryesor, sepse duke kryer punën tuaj mund të përfitoni shpërblime të ndryshme gjatë karrierës tuaj.

Edhe nëse puna juaj mbetet nën hije dhe jo të gjithë do ta dinë rolin tuaj, ju jeni të vetëdijshëm që puna juaj ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e të tjerëve.

Nëse gjatë këtij artikulli e gjetët vetën në ndonjërën nga pikat e përmendura, mund të aplikoni në trajnimin për siguri kibernetike në PBC Academy dhe të nisni karrierën në këtë fushë.